Umami
Umami

Embelsira

Cheesecake Me Mbushje Prej Lotus Dhe Kadaif

-

porsiyonlar

-

toplam süre

Malzemeler

Tek lista e Cheesecake me shije të veçantë hyn dhe kjo këtu! Ka shijë që se besoj se do i rezistonte asnjeri!

Receta:

Baza/Pandispanja

përbërësit e ngurtë:

125gr miell,

100gr sheqer te kafte te lehte,

60gr kakao pluhur me ngjyre te erret,

një lugë çaji pluhur per pjekje,

nje luge çaji sode buke,

1/2 luge çaji kripe.

Përbërësit e lëngshëm:

një ve,

120ml qumësht lope + 120ml vaj vegjetal të përziera paraprakisht (i tundim mire),

2 lugë gjelle majonez (është sekreti i një pandispanje super te bute dhe të lagësht),

150ml ujë të ngrohtë me një lugë të mesme kafe instant.

Pjekim ne 180*C perreth 25-3 min gjithmone duke e kontrolluar.

Mbushja me kadaif dhe krem Lotus:

2-3 grusht kadaif,

20gr gjalp lope,

3 luge gjelle Lotus krem,

dy lugë te mesme tahin.

Kremi:

300ml pana te embel,

200gr krem djath,

dy luge gjelle karamel.

Glazura:

200gr çokollatë qumështi,

100ml pana të embël.

Ju bëftë mirë!

Yöntemler

-

-

porsiyonlar

-

toplam süre

Yemek yapmaya hazır mısınız?

Umami ile tarifleri toplayın, özelleştirin ve paylaşın. iOS ve Android için.